Tahiri për Hajzer Krasniqin: Presidenti Rugova të kishte mbështetës besnik

Aktuale

Tahiri për Hajzer Krasniqin: Presidenti Rugova të kishte mbështetës besnik

Nga: H.O. Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:54
Arkiv

Edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një postim të tij në Facebook ka ngushëlluar për vdekjen e profesorit dhe ish kryetarit të Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi.

Tahiri shkruan se ishte shembull dhe inspirim i asaj se si duhet të punohet me ndershmëri për të mirën e përbashkët.

Ai thotë se edhe Presidenti Ibrahim Rugova të kishte mbështetës besnik.

Postimi i plotë:

Pusho në paqe Profesor!

Je shembull dhe inspirim, sinonim i asaj se si duhet të punojmë me ndershmëri për të mirën e përbashkët. Ishe nga mbështetësit e parë të ndryshimit e rikthimit tonë të përbashkët në Vushtrri.

Sëmundja, as bora e shiu që binin atë natë, nuk të pengoi të festonim fitoren tonë së bashku me qytetarët në sheshin e Vushtrrisë. U gëzova e u ndjeva i nderuar pa masë kur erdhe në komunë për të më uruar. Jo më kot, Presidenti Rugova të kishte mbështetës besnik.

Gjithmonë do të mbetesh në kujtimet tona për urtësinë e për vizionin e drejtë. Je kryetari i paperseritshem, Nderi i qytetit të Vushtrrisë!

Lamtumirë profesor.

U takofshim në një vend më të mirë se kjo botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat