"Kosova vazhdon bisedimet pa kushtëzime me shtetin serb"

Aktuale

"Kosova vazhdon bisedimet pa kushtëzime me shtetin serb"

Nga: H.O. Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:04
Arkiv

Nesër pritet të mbahet takimi në Bruksel, Prishtinë-Beograd. Kosovën do ta përfaqësoj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Bekim Çollaku ka deklaruar se në këto takime nuk do të bëhen kompromise të dëmshme për Kosovën. Megjithatë, njohësit e çështjeve politike, kanë pak besim në këtë drejtim.

Image
Faik Krasniqi

Kështu analisti politik, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” thotë se nga përvoja e procesit të deritashëm është dëshmuar se negocimi ka qenë jo efikas, se pushteti ekzekutiv dhe shumica prej atyre që kanë marrë pjesë në dakordimin e çështjeve politike, i kanë komplikuar ato marrëveshje dhe pastaj e kanë bllokuar zbatimin e tyre.

“Shqetësimi më i madh për Kosovëm vazhdojnë bisedimet pa kushtëzime me shtetin serb, dhe çfarë do të sjellin bisedimet për disa çështje të ndieshme sië është Asosiacionit i komunave me shumicë serbe. Deklaratat e mëhershme të presidentit Thaçi se do të bëjnë kompromise me Serbinë, është matje pulsi për ta përgatitur opinionin se do të ketë kompromise të dhimbshme në dëm të sovranitetit dhe qytetarëve të Kosovës. Kosova ka bërë mjaft kompromise në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, dhe nuk ka nevojë të bëj më kompromise me Serbinë.Prandaj, presidenti Thaçi nuk është njeri i besueshëm për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, pavarësisht daklaratave të tanishme tij se nuk do të bëj asnjë vendim në dëm të Kosovës, sepse kemi të bëjmë me fatin e shtetit të Kosovës dhe qëndrimet e tij të bëjnë të dyshojmë akoma më shumë”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat