Rrustemi: Entuziazmi i mbrëmshëm e përjashton nënshtrimin e nesërm të Thaçit para Vuçiqit

Aktuale

Rrustemi: Entuziazmi i mbrëmshëm e përjashton nënshtrimin e nesërm të Thaçit para Vuçiqit

Nga: H.O. Më: 23 qershor 2018 Në ora: 12:18
Adnan Rrustemi

Zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në një postim të tij në Facebook shkruan se qeveritarët deri më tani vetëm se kanë bllokuar aftësitë e talentet , dhe jo që kanë orientuar zhvillimin dhe aftësinë e tyre.

Rrustemi thotë se krenaria shqiptare e dëshmuar është zmbrapsur nga nënshtrimi përulës i pushtetarëve.

Postimi i plotë:

Shqiptarët kanë pushtetarë edhe për nga niveli edhe për nga synimet në kundërshtim me vullnetin, energjinë, aftësitë e talentet e popullit. Politikisht, kombi dhe vendi përfytyrohet ulët nga shembulli i qeveritarëve, imagjinata e të cilëve është e pafundme vetëm kur të bëhet fjalë për të zhvatur e zvetënuar pasurinë publike.

Qeveritarët, jo që s’kanë orientuar zhvillimin e aftësive e talenteve, jo që s’kanë çliruar energjitë krijuese, por kanë penguar e bllokuar ato. Madje atë që kanë ngritur individualisht a kolektivisht qytetarët ditën, e kanë zhbërë e zhvleftësuar pushtetarët natën.

Krenaria kombëtare e dëshmuar brenda dhe jashtë individualisht, gjithnjë është zmbrapsur nga nënshtrimi përulës i pushtetarëve. Entuziazmi i mbrëmshëm e përjashton përuljen dhe nënshtrimin e nesërm të Thaçit para Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat