Haradinaj: Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit Gazmend Sinani

Aktuale

Haradinaj: Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit Gazmend Sinani

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:35
Gazmend Sinani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas vdekjes tragjike të basketbollistit të Kosovës, Gazmend Sinani, u ka shprehur ngushëllime familjes Sinani, miqve dhe FBK-së, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në facebook.

Sinaini ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjakovë.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat