Hoti: Thaçi s’ka mandat për ta drejtuar dialogun

Aktuale

Hoti: Thaçi s’ka mandat për ta drejtuar dialogun

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:49
Avdullah Hoti

Presidenti Hashim Thaçi nuk ka mandat kushtetues për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Kështu tha shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Nuk ka mandat nga Kuvendi askush për të dialoguar në Bruksel përveç qeverisë duke shfrytëzuar Rezolutën e vitit 2011”, tha Hoti.

“Është momentum i jashtëzakonshëm tash për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë duke qenë se kemi krah vetes SHBA_në dhe vendet kryesore të BE-së. Forcat kryesore politike në Kosovë duhet ta arrijnë konsensusin e nevojshëm që të paraqiten në këtë dialog me një platformë”, shtoi ai.

Hoti thekson se forcat politike duhet të arrijnë një konsensus për tu paraqitur me një platformë të qartë politike në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat