Dy liderët e partive më të mëdha opozitare në vend, Albin Kurti e Isa Mustafa e kanë patur sot një takim një orësh.
Burimet e mediave mësojnë se Kurti ka shkuar në shtëpinë e Mustafës në mesditën e sotme duke zhvilluar një takim një orësh me të.
Nuk dihet cila ka qenë tema e takimit, por me shumë gjasa mund të jetë diskutuar ndonjë bashkëpunim mes dy partive në idenë e përbashkët për rrëzimin e qeverisë.
Kurti ishte pjesë e VLAN-it së bashku me Isa Mustafën e LDK-së, por që ky koalicion doli të jetë i dështuar.