“Thaçi dhe Vuçiq, më shumë bëjnë show medial sesa që janë vendimmarrës”

Aktuale

“Thaçi dhe Vuçiq, më shumë bëjnë show medial sesa që janë vendimmarrës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 qershor 2018 Në ora: 13:31
Vuçiq dhe Thaçi

“Personifikimi i bisedimeve në Bruksel mund të jetë edhe i gabuar ngase e vërteta është që Bashkësia Ndërkombëtare, strukturat e caktuara euroatlantike në të gjitha hallkat e proceseve kanë punuar me njerëz të gabuar”.Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri, ku sipas tij për t’i analizuar proceset e bisedimeve duhet pasur një qasje mw gjithëpërfshirës të zhvillimeve të tërësishme të ngjarjeve për Kosovën por edhe mw gjerë.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se do të ishin gjendur edhe emra tjerë për t’u pajtuar me atë që ju serviren në tryezën e bisedimeve si vendime të rënda e të dhimbshme, për të pranuar për ata që e mbikëqyrin Kosovën, rajonin e madje edhe politikat ndërkombëtare.

“Kosova akoma është nën rezolutën 1244 e KB që nënkupton protektorat, ngase kjo rezolutë nuk është fuqizuar dhe se të drejtën e celulave themeltare të shtetësisë së Kosovës i ka ndarë misioni i KB i quajtur “UNMIK”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Haziri.

Image
Ismet Haziri

“Këto të dhëna janë fakte të pamohueshme, krekosja e brendshme për të treguar muskuj dhe për të shprehur meritokraci janë sa për të i dominuar politikat lokale dhe që faktori ndërkombëtar ua ka lejuar disa favore për dëgjueshmëri dhe përshtatje. Bashkësia ndërkombëtare, BE, NATO, shtetet vendimmarrëse ne regjin e politikave të veta strategjike duke ruajtur dhe analizuar interesat e veta në rajon, kanë arritur afër momentit të përmbylljes së procesit të bisedimeve në mesë Kosovës dhe Serbisë. Kurse homologët (Thaçi -Vuçiç) janë lojtar eksponent që në prononcimet e tyre ma shumë po bëjnë shoë media se sa që janë vendimmarrës. Por në këtë çështje shihet interesimi i SHBA-së, Rusisë dhe propozimi Gjerman që në këtë fazë përmbyllëse te bisedimeve në Bruksel të kryqen tani edhe një përfaqësues special i BE, jep fakte të mjaftueshme”, ka thënë Haziri.

Kurse sa i përket reparacioneve dhe padinë e Serbisë nga ana e Kosovës, Haziri ka thënë se do të ishte një gjë e duhur nga shumë aspekte (ekonomike, morale, njerëzore) ngase vërtet janë bërë shumë dëme, por sipas termeve ndërkombëtare juridikisht nuk plotësohet ky kusht.

“Përderisa zhvillimet e ngjarjeve të vitit 1998-1999 në të gjitha dokumentacionet respektibile pranohet si një konflikt dhe jo si një luftë duke përfshirë edhe dokumentet e Tribunalit të Hagë”, është shprehur Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat