Haradinaj thotë se Serbia me Demarkim po nënkupton ndarje

Aktuale

Haradinaj thotë se Serbia me Demarkim po nënkupton ndarje

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 12:22
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për procesin e Demarkacionit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për kritikat që zyra e BE-së ka bërë kundrejt rritjes së pagave për kabinetin qeveritar.

Haradinaj duke komentuar paralajmërimet e Presidentit Hashim Thaçi për demarkimin e kufirit me Serbinë, ka thënë se ka treguar kujdes që dialogu të trajtohet me seriozitetin më të madh.

Haradinaj: Ata me demarkim po nënkuptojnë ndarje

“Demarkimi është një proces i rëndësishëm kur ndodh në mes të vendeve mike, e le ma në situatën që e kemi ne me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha avancu me thanë më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë. Po ajo që e kam kuptu unë, është se çka kuptojmë me demarkim, nëse flasim për një demarkim standard, kjo është një, nëse flasim për demarkim ashtu si po e lajmërojnë zyrtarët e Serbisë, është prapë ndarje, ata me demarkim po nënkuptojnë ndarje”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj duke u përgjigjur për kritikat ndaj zyrës së BE-së për rritjet e pagave, ka kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai po ashtu ka thënë se po synojnë që të shkojnë përpara edhe me pagat në arsim, shëndetësi dhe administratë.

Haradinaj: Ne kemi dialog të hapur me BE-në

“Vlerësimi i BE-për rritjen e pagave, është një vlerësim me rëndësi, ne çdo herë kemi respekt për këto vlerësime, ne kemi dialog të hapur me BE-në, ju kujtohet në mbledhjen para kësaj, zonja ambasadore ishte në qeveri dhe diskutuam për të gjitha proceset, megjithatë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese tani është e pashmangshme që ne tani prapë me improvizu, po ajo do të mbetet, mirëpo është një vendim që përkohësisht do të jetë i tillë, për shkak se pastaj do të pasojë ligji për nivelizimin e pagave i cili do t’i inkorporon pra të gjithë të paguarit prej publikut”, tha Haradinaj.

Kryeministri tutje ka folur edhe për masat që do të merren ndaj institucioneve që nuk zbatojnë programin e MSA-së.

Haradinaj: Nuk mujmë me toleru moszbatimin pakufi

“Ajo që në BE mund ta konfirmojnë është se e kemi marrë seriozisht agjendën evropiane, në këtë rast MSA-në, ERA-n dhe prioritetet, po nuk mujmë me toleru moszbatimin pakufi, pra duhet të jemi insistues në zbatim, në ato që janë prioritete, besoj që do të jemi të fokusum që po ata që nuk e zbatojmë dalin kundër vet programit të qeverisë dhe vetvetes, edhe nuk do të jetë diçka e pranueshme, tash mos të them çfarë masa do të ndërmarrim tash , po nuk është diçka e pranueshme”, u shpreh Haradinaj. 

Haradinaj komenton Demarkacionin me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke komentuar paralajmërimet e Presidentit Hashim Thaçi për demarkimin e kufirit me Serbinë, ka thënë se ka treguar kujdes që dialogu të trajtohet me seriozitetin më të madh.

“Demarkimi është një proces i rëndësishëm kur ndodh në mes të vendeve mike, e le ma në situatën që kemi ne me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha avancu më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë”, u shpreh Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se varet se çka kuptojmë me demarkim, një procedurë standarde, apo ashtu siç Serbia po e lajmëron-si ndarje.

Ai ka thënë që është mirë që të kenë komunikim për fazat e dialogut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat