Në odat e Drenicës rikthehen krismat, Sami Lushtaku e përgëzon shkrepësin e armës

Aktuale

Në odat e Drenicës rikthehen krismat, Sami Lushtaku e përgëzon shkrepësin e armës

Nga: D.RR Më: 22 qershor 2018 Në ora: 01:05
Pamje nga video

Në mbrëmjen e së enjtës, në një nga odat e Drenicës, ku prezent ishte edhe Sami Lushtaku, në një moment u dëgjuan krismat nga një person që ishte aty, i cili në video shihet se gjuante nga dritarja.

Pas shkrepjes së plumbave, ishte Sami Lushtaku ai që ia zgjati dorën personit që gjuajti,  në një mënyrë përgëzimi për gjuajtjen e tij, shkruan “Bota sot”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Lushtaku është prezent  në momente të tilla, pasi që ai ishte edhe në dhjetor të vitit të kaluar në odën e Fatmir Limajt, në rastin e lirimit të këtij të fundit, e gjithashtu edhe aty pati krisma, madje edhe nga figurat e skenës përbërëse politike në vend.

Momenti kur gjuan me armë, mund ta ndiqni nga minuta 06:30:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat