Zyrtarët e Ministrisë së Kthimit nuk u zbresin veturave zyrtare nga 24 orë

Aktuale

Zyrtarët e Ministrisë së Kthimit nuk u zbresin veturave zyrtare nga 24 orë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 22:56
Dalibor Javtiq

Pesë zyrtarë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim po i përdorin kundërligjshëm veturat e ministrisë.

Për 24 orë rreshtë, nuk u zbresin këtyre veturave pesë zyrtarët të kësaj ministrie. Sipas Zyrës së Auditimit kombëtarë, veturat po përdoren jashtë orarit të punës.

“Paragrafi 3.3 i nenit 3 të UA për përdorimin e veturave zyrtare nr. 03/2008 përcakton se – “në raste të caktuara, nëpunësve të caktuar, për shkak të specifikave të posaçme të punës, me vendim të ministrit, mund t’u lejohet përdorimi i automjeteve zyrtare edhe jashtë orarit zyrtar të punës me propozim të sekretarit të përhershëm”. Kemi identifikuar se 5 zyrtar të MKK me vendim të ministrit i shfrytëzojnë veturat zyrtare 24h pa pasur punë specifike zyrtare”, thuhet në raportin e auditmit për këtë ministri të publikuar nga ZKA.

Sipas Auditorit, vendimi për lejimin e shfrytëzimit 24h të automjeteve zyrtare nga personeli për qëllime private mund të ndikon në dëmtimin e buxhetit të ministrisë.

Ministri për kthim dhe Komunitete, Dalibo Javtiq i ka dhënë disa vetura zyrtare për shfrytëzim në mënyrë të kundërligjshme edhe para disa viteve.

Edhe vitin 2016, auditori kishte konstatuar se veturat 3Z të Ministrisë për Kthim dhe Komunitet i janë dhënë disa organizatave kundërligjshëm në shfrytëzim. Sipas zyrës së auditorit të përgjithshëm dy institucione që kishin përfituar nga ministria kanë qenë jo publike.

“Automjeti me targa 3Z-163-18, më datë 05.08.2013 i është dhënë në shfrytëzim organizatës jo qeveritare “Multietnicka OJQ Agro Fokus” në Komunën e Istogut”, thuhet në raportin e ZAP.

Derisa njëra prej makinave të MKK me targa 3Z-158-18, është dhënë në shfrytëzim për një vit Radio KIM në muajit gusht të vitit 2015.

Këto marrëveshje me institucionet jo publike janë ndërprere nga MKK, pas pranimit të draft raportit të auditimit. Kurse 5 vetura tjera Dalibor u ka dhënë në shfrytëzim institucioneve tjera publike.

Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës është, Dalibor Jevtiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat