Fatmir Limaj: Nuk e duam votën e përçarjes dhe mashtrimit!

Aktuale

Fatmir Limaj: Nuk e duam votën e përçarjes dhe mashtrimit!

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2018 Në ora: 22:32
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur Kuvendin e Punës në Klinë.

Kreu i kësaj Nisme, Fatmir Limaj përmes njëpostimi në facebook, ka thënë se Nisma po fuqizohet edhe më shumë.

“Nisma Socialdemokrate nuk e do votën e përçarjes e të mashtrimit. Ne e duam votën e besimit. Ne nuk i shkojmë prapa dikujt që nuk i besojmë. Sikundër që nuk e duam votën e atyre që nuk na besojnë. Aty ku ka besim - ka bereqet. Ne nuk premtojmë por zotohemi. Politika ka kuptim kur i shërben vendit”, shkruan Limaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë i Fatmir Limajt:

Vazhduam edhe sot me mbajtjen e Kuvendeve të Punës nëpër degët tona anekënd vendit.

Sonte në prani të rreth 100 delegatëve, dega e Nismës Socialdemokrate në Klinë mbajti Kuvendin e Punës.

Pritjet tona janë që nga ky Kuvend pune, Nisma në Klinë të fuqizohet edhe më shumë.

U shpreha mirënjohje dhe falënderim të gjithë aktivistëve tanë në Klinë, të cilët ditë e natë nuk ndalen së punuari për ta zgjeruar frymën e Nismës Socialdemokrate në çdo cep të kësaj komune.

Mirëseardhje u shpreh të gjithë anëtarëve të rinj të cilët në muajt e fundit i janë bashkuar degës sonë në Klinë.

Nisma Socialdemokrate nuk e do votën e përçarjes e të mashtrimit. Ne e duam votën e besimit. Ne nuk i shkojmë prapa dikujt që nuk i besojmë. Sikundër që nuk e duam votën e atyre që nuk na besojnë. Aty ku ka besim - ka bereqet. Ne nuk premtojmë por zotohemi. Politika ka kuptim kur i shërben vendit.

Urime strukturave të reja të dala nga ky Kuvend i Punës! Na priftë e mbara!

FL

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat