Gjetaj tregon rastin kur një fëmijë u dërgua për shërim në Beograd, por nuk u kthye as i gjallë, as i vdekur

Aktuale

Gjetaj tregon rastin kur një fëmijë u dërgua për shërim në Beograd, por nuk u kthye as i gjallë, as i vdekur

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 22:10
Prenk Gjetaj

Prenk Gjetaj nga Komisioni për të Pagjeturit, tregon se ka raste kur në periudhën e luftës nuk janë kursyer as foshnjat.

“Kemi raste që kërkohen si fëmijë. Një foshnje 6 mujore nga masakra e Izbicës, është gjetur në varrezën masive të Batajnicës, është rivarrosur sivjet”, ka thënë Gjetaj në Debat Plus.

Ai tregon se ka raste kur familjarët kanë dyshime se i kanë fëmijët gjallë nga periudha e luftës së fundit.

“Kemi një rast kur nga bombardimi i urës së Llazhanit, një familjar dyshon se djalin e vëllait të tij e ka parë të mbështjellë me fashë, dhe mendon se ai është gjallë, por ne nuk e kemi atë informacion”.

Zyrtari nga Komisioni për të Pagjeturit ka treguar edhe raste kur fëmijët janë dërguar për shërim në Beograd dhe nuk janë kthyer më as gjallë e as të vdekur.

“Kemi një rast kur në periudhën e luftës një fëmijë është dërguar në Beograd për shërim. Për shkak të rrethanave të luftës familjarët nuk kanë mundur ta vizitojnë dhe më vonë janë njoftuar se fëmiu ka ndërruar jetë”, deklaron Gjetaj, duke thënë se ata janë në proces të zbulimit të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat