Limaj thotë se Nisma nuk bën pazare me shtetin

Aktuale

Limaj thotë se Nisma nuk bën pazare me shtetin

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 21:26
Partia e Fatmir Limajt ka mbajtur Kuvendin e Punës në degën e Nismës në Klinë.

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe me sot me zhvillimin e Kuvendeve nëpër degët e saj anekënd vendit.

Partia e Fatmir Limajt ka mbajtur Kuvendin e Punës në degën e Nismës në Klinë.

I pranishëm në këtë kuvend ishte edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se pret që pas këtij Kuvendi të Punës, Nisma në Klinë të dalë edhe më e fuqishme dhe e gatshme për sfidat e reja.

Limaj thotë se simpatia për Nismën po rritet edhe nga ata që nuk e votojnë këtë parti.
“Nisma Socialdemokrate nuk e nuk donë votën e përçarjes e mashtrimit. Ne duam votën e besimit. Prandaj në këto pesë vite njerëzit tanë i ftojnë njerëzit që na besojnë të na bashkohen. Ne nuk i shkojmë prapa dikujt që nuk i besojmë. Aty ku ka besim ka bereqet. Ne nuk premtojmë dhe nuk duam të na vijnë prapa ata që nuk na besojmë. Politika ka kuptim kur i shërben vendit”, ka thënë Limaj të enjten në Klinë.

Më tutje, Limaj ka thënë se Nisma nuk jep premtime. Premtimi, sipas tij, është pazar dhe Nisma nuk bën pazare me vendin.

Ai thotë se të gjithë e kanë për detyre me i shërby vendit.

Katër zotimet e Nismës, ai ka thënë se janë pjesë e programit qeveritar dhe ato po zbatohen nga ana e dikastereve qeveritare.

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Klinë, Naser Morina ka thënë se Nisma në Klinë është shtrirë pothuajse në çdo cep të kësaj komune. 

Njerëzit e kësaj komune, sipas tij, po i bashkohen vizionit socialdemokrat të Nismës.

Morina është zotuar se edhe pas mbajtjes së këtij Kuvendi, dega e Nismës në Klinë do të vazhdoj konsolidimin e mëtejshëm të saj.

Ndryshe, kjo parti tash e disa ditë ka zhvilluar një serë kuvendesh anekënd vendit.

Ky proces pritet të kulmoj më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat