Hoti: Po u morëm vesh – le ta udhëheqë opozita dialogun

Aktuale

Hoti: Po u morëm vesh – le ta udhëheqë opozita dialogun

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:57
Rexhep Hoti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka dhënë një ide interesante në Info Magazine rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Hotit, atë do të mund ta bënte fare lehtë edhe opozita e jo ndonjë institucion tjetër siç është presidenca, apo kryeministria.

“Në Beograd kushdo që bisedojë do të bisedojë në nivel institucionesh. Prandaj dialogun me Beogradin, nëse merremi vesh dhe biem dakord, mund ta udhëheqë edhe opozita”, ka pohuar Hoti.

“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse na përfaqëson opozita, madje kurrë nuk do të flisja keq dhe do t’i shkoja prapa”.

Por,  ajo që është e rëndësishme në këtë proces është uniteti i spektrit politik, por dhe më gjerë.

“Spektri politik duhet të jetë i bashkuar në raport me Serbinë. Në raport me Beogradin duhet të ketë unifikim të shoqërisë civile gjithashtu dhe komuniteti fetar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat