Selmanaj: Kosova, vend i burokratëve

Aktuale

Selmanaj: Kosova, vend i burokratëve

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:17
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj i ftuar në emisionin Frontal, ka thënë Kosova e ka vendin e parë në rajon për pagën më të lartë të Kryeministrit dhe ministrave dhe se Qeveria mendon vetëm për vete, duke i rritur pagat dhe duke i detyruar qytetarët të largohen nga vendi.

“Qeveria jonë mendon vetëm për vete, i detyron qytetarët të largohen, sepse këtu është vend i burokratëve”, ka thënë Selmanaj.

Ai e ka fajësuar Kryeministrin Ramush Haradinaj, që nuk është konsultuar me askënd për këto ngritje të pagave, sipas tij.

“Faji është te Kryeministri, sepse ai nuk e ka konsultu dikë, kam përshtypjen se s’po e dëgjon askënd por po vepron vetë, sepse po ta dëgjonte dikë nuk do të merrte vendime të tilla.

Selmanaj gjithashtu ka folur për ngritjen e pagave të gjyqtarëve.

“U keni rritë pagat 700 personave të gjyqësisë, ndonëse ata nuk kanë kërkuar rritje pagash. Ata kanë kërkuar kushte më të mira të punës, sepse pagat e tyre kanë qenë të dinjitetshme”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat