Këshilltari i Haradinajt, për rritjen e pagave i kundërvihet ashpër edhe BE-së!

Aktuale

Këshilltari i Haradinajt, për rritjen e pagave i kundërvihet ashpër edhe BE-së!

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:58
Ramush Haradinaj

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi thotë se vendimi për rritjen e pagave është legal legjitim dhe kushtetues.

Arifi, del edhe kundër BE-së, që sipas tij, në vend të sfidimit të vendimeve të tilla, të sigurojnë implementimin e marrëveshjeve të garantuara në Bruksel, transmeton gazeta "Bota sot".

Ai përmes një postim në facebook, thotë se, Kosova i humbë 25 milionë euro në vit si pasoj e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë.

“Vendimi i Qeverisë së Kosoves për ngritjen e pagave është vendim legal dhe legjitim. Dhe gjithsesi kushtetues. BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjën e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlersime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor”, shkruan Avni Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat