LDK-ja në nderim të jetës të ushtarëve të vrarë nga dora kriminale shqipfolëse

Aktuale

LDK-ja në nderim të jetës të ushtarëve të vrarë nga dora kriminale shqipfolëse

Nga: D.RR Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:28
LDK-ja në Deçan

Sot, struktura e LDK-së në Deçan, ka bërë homazhe për heronjtë Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj dhe Ramë Idrizi.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ishte atje në homazhe, e në Facebook ka shkruar “në përvjetorin e 19-të të vrasjes makabre nga dora tradhtare e shqipfolësve”.

“Sot së bashku me bashkëluftëtarë dhe struktura të LDK-së në Deçan, në përvjetorin e 19-të të vrasjes makabre nga dora tradhtare e shqipfolësve, përkujtuam dhe nderuam jetën dhe veprën e luftëtarëve të lirisë, Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj dhe Ramë Idrizi”, ka shkruar Zemaj, përcjell “Bota sot”.

Edhe anëtari i LDK-së, Kushtrim Gjevukaj, ka postuar foto në Facebook nga homazhet atje, duke shkruar se ata u vranë nga një dorë kriminale shqipfolëse.

“Në përkujtim të tre Ushtarëve të Forcave të Armatosura të UÇK-së, Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj dhe Ramë Idrizaj, të vrarë pas lufte nga një dorë kriminale shqipfolëse”, ka shkruar ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat