Arifi i reagon BE-së: Mos u merr me paga, por me marrëveshjet e dialogut

Aktuale

Arifi i reagon BE-së: Mos u merr me paga, por me marrëveshjet e dialogut

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:18
Avni Arifi

Shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka komentuar vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave.

Ai thotë se vendimi është legal e legjitim.

Pas shumë reagimeve nëse vendimi duhet të zbatohet, Arifi i është përgjigjur edhe shefes së BE-së në Kosovës, Natalya Apostolova, duke i thënë që sa merret me paga me mirë është të merret me marrëveshjet e dialogut me Serbinë.

Arifi kujton që për vendimin për pagat është përgjigjur edhe Kushtetuesja.

“BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjen e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlerësime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor”, thotë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat