Komandanti Rama pjesë e Konferencës Vjetore të Ushtrisë Amerikane për Evropë

Aktuale

Komandanti Rama pjesë e Konferencës Vjetore të Ushtrisë Amerikane për Evropë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 15:08
Komandanti Rrahman Rama pjesë e Konferencës Vjetore të Ushtrisë Amerikane për Evropë

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 19 e deri më sot, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, që po mbahet në Garmish të Gjermanisë.

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është thellimi i bashkëpunimit në Programin e  Partneritetit Ndërshtetëror.

 Bashkëpunimi në mes të Kosovës përkatësisht FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, është modeli më i mirë që tregon se si në një periudhë të shkurtër mund të arrihet progres në të gjitha nivelet e zhvillimit profesional të një force.

Sipas kumtesës dërguar nga FSK-ja, Rama gjatë kësaj konference takoi shumë liderë dhe shefa të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të vendeve Baltike dhe përfaqësues të EUCOM-it.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Timothy Orr, në forumin e Ballkanit Perëndimor, diskutuan edhe lidhur me mundësitë dhe planet për të ardhmen në kuadër të zgjerimit dhe thellimit të aktiviteteve, përfshirë qasjen rajonale, ndërtimin e aftësive dhe trajnimet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Konferenca vjetore e organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, pritet që sot t’i përfundojë punimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat