Kuçi: Partitë politike të gjejnë konsensus për temat e mëdha

Aktuale

Kuçi: Partitë politike të gjejnë konsensus për temat e mëdha

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:00
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se partitë politike në vend do të gjejnë zgjidhje për temat e mëdha.

Kuçi, edhe pse në qeverinë e kaluar, kishte pozita të rëndësishme, tashmë shihet rrallë, pasi është fokusuar në profesionin e vet si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, ish-ministri i Drejtësisë, ka thënë se zgjidhja për temat e mëdha duhet të ndodhë në kuptimin e domosdoshëm kushtetues.

Kuçi: Konsensusi është i domosdoshëm

“Unë mendoj që ky konsensus është i domosdoshëm se vendimmarrja është paraparë ashtu. Nuk mund të ketë vendimmarrje të tillë, e para në aspektin juridik-kushtetues ngase kërkohen për vendime 2/3 e Kuvendit të Kosovës. Nëse marrim parasysh ushtrinë e Kosovës, duhet të kemi pëlqimin edhe të pakicës, jo vetëm të shumicës të vendit tonë me ndryshime kushtetuese. Pastaj këto janë vendime që ndikojnë në gjeneratat e ardhshme. Pra nuk janë punë e një partie, një qeverie, një subjekti politik, por janë punë që ndikojnë për të ardhmen e gjeneratave që do të vijnë. Unë besoj se pjesëmarrja e të gjithëve bashkërisht, do ta forcojë pozicionin e Kosovës, do ta korrektojë pozicionin nëse veç ka nevojë për korrektime të tilla, dhe do ta tregojë energjinë e duhur përballë edhe partnerëve tanë ndërkombëtar. Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë, jo në kuptimin ideal, por në kuptimin e domosdoshëm kushtetues”, th a ai.  

Kuçi ka kërkuar që të mos pritet mrekulli nga tryezat, pasi ato vetëm sa e kanë thyer akullin e takimeve mes spektrit politik. Ai ka vlerësuar se temat e mëdha nuk duhet të jenë barrë e vetëm një partie politike, e asnjë individi, por e të gjitha subjekteve politike.

Kuçi: Kur vije në pyetje interesi nacional, nuk ka role të ndara

“Unë mendoj që subjektet politike në Kosovë, pozitë ose opozitë i kanë rolet e ndara, por kur vije në pyetje interesi nacional, nuk ka role të ndara. Secili e ka fuqinë politike sipas fuqisë politike që e ka. Tryezat e kanë thyer akullin, mos të presin menjëherë mrekulli që do të kenë ndonjë marrëveshje eventuale, por vetëm marrëveshje për të pasur marrëveshje. Marrëveshja për t’u ulur bashkë është për t’u përshëndetur, marrëveshje duhet të kemi më shpesh dhe nuk duhet të frikësohemi askush nga takimet e tilla, përkundrazi, unë mendoj se takimet e tilla e fuqizojnë pozicionin e Kosovës, por nuk e dobësojnë pozicionin e askujt veç e veç. Natyrisht që priten edhe dallime që mund të jenë edhe konceptuale, edhe personale për çështje të ndryshme, por i vetmi vend janë tryezat që mund të përafrojnë qëndrimet. Përndryshe komunikimi në distancë ndonjëherë krijon paqartësi, sa më shpesh që ka tryeza kalon nà « rutinë, nuk ka më lajm... Më shumë duhet të jetë lajm ‘prodhimi’ që del nga ato takime”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat