Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë - Bota Sot
Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Aktuale

E martë, 17 korrik 2018

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:11
Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur optimizmin e tij për rezultate konkrete nga dialogu përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet një "cicërime" në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Twitter, në internet, Delawie ka parashikuar se viti 2018 do të jetë "vit i suksesit në dialog".

Ambasadori amerikan ka thënë se pret "progres" nga dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe, që do të fillojë këtë të diel, në Bruksel.

Delawie po ashtu ka shpërndarë një "cicërimë" të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, rreth dialogut.

"Përfaqësuesja e Lartë e BE'së, Federica Mogherini, presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të vazhdojnë punën e tyre në fazën gjithëpërfshirëse të normalizimit në dialogun Beograd-Prishtinë, do të vlerësojnë marrëveshjet ekzistuese, do të informojnë për arritjet e deritashme, do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme intensive", ka shkruar Eichhorst.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test