Pas vendimit për mëditje, kërkohen të hiqen edhe këto shtesa - Bota Sot
Pas vendimit për mëditje, kërkohen të hiqen edhe këto shtesa

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Pas vendimit për mëditje, kërkohen të hiqen edhe këto shtesa

Nga: A.M. Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:55
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar vendimin e Ministrisë së Financave  për uljen e mëditjeve për udhëtime zyrtare në Qeverinë e Kosovës.

Për më tepër, në postimin e tij në Facebook, Krasniqi ka sugjeruar që të bëhet edhe reduktimi i grupeve punuese jashtë vendit, të mos jepet mëditja kur shpenzimet mbulohen  nga organizatorë, si dhe të jetë numri i kufizuar i delegacioneve.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë vendimi për uljen e mëditjeve të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Çfarë duhet të bëhet shtesë është:

1. Të reduktohen në maksimum punëtoritë/grupet punuese jashtë vendit, që më shumë i ngjajnë vizitave turistike.

2. Të mos ndahen mëditje për raste kur shpenzimet mbulohen prej organizatorëve të tjerë, që nuk janë institucionet e Kosovës;

3. Delegacionet të jenë të kufizuar në numër, të marrë pjesë vetëm stafi i nevojshëm.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test