Ish mjeku i UÇK-së lutet që Thaçi dhe Haradinaj të bëhen të mençur

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së lutet që Thaçi dhe Haradinaj të bëhen të mençur

Nga: A.M. Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:31
Liri Loshi

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi i është lutur zotit që t`i bëjë të mençur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Po ashtu, në postimin e tij në Facebook është lutur që t`i ndihmoj “Avdullahun dhe Albinin t’i forcojnë eshtrat e tyre të butë me qumësht dhie!”

Postimi i plotë:

LUTJE

Qo Zot mend aty ku s’ka! Bëri o zot te mençur e të ditur edhe Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn! Ndihmo o zot opozitën e cuklaftë të Kosovës! Ndihmo Avdullahun dhe Albinin t’i forcojnë eshtrat e tyre të butë me qumësht dhie! Në të kundërtën, mbroje o Zot popullin dhe shtetin e Kosovës nga te paditurit e fuqishëm si Hashimi, Ramushi&company! Amen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat