Hoxhaj: Asociacioni të formohet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Aktuale

Hoxhaj: Asociacioni të formohet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:58
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot bashkëbisedim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës në lidhje me bashkëpunimin rajonal, mbledhjen me Maqedoninë, bashkëpunimet me Shqipërinë, si dhe raportet me Serbinë.

Hoxhaj ka deklaruar se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fitimi i ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën duhet të shkojnë paralelisht.

"Sa i takon OKB-së dhe asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje të asociacionit ta integronim më një marrëveshje të madhe që do t’i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Shpejtësia e themelimit të asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB. Themelimi defakto i asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB", tha ai.

I pyetur nga deputeti i Nismës Socialdemokrate se pse qeveria ka tërhequr platformën për dialog nga Kuvendi dhe se a është bërë kjo që Thaçi të shkojë të dielën në dialog, Hoxhaj tha se, “është shumë më e rëndësishme që të fokusohemi se si do të zhvillohet kjo fazë e fundit e dialogut sesa se kush po shkon në dialog”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat