Projektligji për RTK, AGK kundërshton mbylljen e komisionit parlamentar - Bota Sot
Projektligji për RTK, AGK kundërshton mbylljen e komisionit parlamentar

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Projektligji për RTK, AGK kundërshton mbylljen e komisionit parlamentar

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:46
AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundërshton mbylljen e komisionit parlamentar për Administratë publike, qeverisje lokale dhe media ku po shqyrtohej projektligji dhe skema e financimit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) pa dhënë ndonjë arsyetim në lidhje me shkaqet e mbylljes së kësaj mbledhjeje.

“Të vetëdijshëm se rregullorja e punës së Kuvendit, përkatësisht neni 65 i dispozitave plotësuese të Komisioneve të Kuvendit, parasheh mbylljen e komisioneve në raste të caktuara, mirëpo diskutimi i sotëm me dyer të mbyllura për projektligjin e RTK-së, konsiderojmë se nuk ka pasur kurrfarë arsye të zhvillohet pa prezencën e mediave dhe publikut, duke e ditur kështu rëndësinë e veçantë të cilin e ka përmbajtja e këtij projektligji për qytetarët e vendit”, thuhet në reagim. 

AGK konsideron se një praktikë e tillë nuk i shërben transparencës së punës së Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht përbën cenim të së drejtës qytetare për t’u informuar. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje komisionit parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, përkatësisht kryetarit të këtij komisioni, Nait Hasani, të tregojnë shembull të mirë të llogaridhënies dhe transparencës në mënyrë që mbledhjet e tilla, si kjo e sotmja për projektligjin e RTK-së, të jenë të qasshme për mediet dhe publikun. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test