Vendoset gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Sportive

Aktuale

Vendoset gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Sportive

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:18
Pamje nga gurthemeli i Qendër së Mjekësisë Sportive

Kosova do të bëhet me Qendër të Mjekësisë Sportive dhe Klinikë të Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Gurthemeli i saj është vendosur në hapësirën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

E pranishme ishte edhe kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar se kjo Qendër do t’i ndihmojë shumë sportistët ngase ata nuk do të kenë nevojë të trajtohen në klinika private pas lëndimeve të tyre.

E vet Kelmendi që kohëve të fundit është ballafaquar me lëndime të shumta, shtoi se sportistët janë ata të cilët më së shpeshti lëndohen dhe kanë nevojë për një Klinikë të tillë.

Ndërkaq, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani shpreson që ndërtimi i kësaj klinike të përfundojë pa vonesa.

Pjesëmarrës ishin edhe sportistë që do të marrin pjesë në lojërat mesdhetare Tarragona 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat