Shpend Ahmeti: Opozita kërkon të ketë rol monitorues në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Shpend Ahmeti: Opozita kërkon të ketë rol monitorues në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:09
Shpend Ahmeti

Ka përfunduar tryeza politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate.

Në një konferencë për media pas përfundimit të kësaj tryeze, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se temë diskutimi e ditës së sotme ka qenë mandatuesi i udhëheqësit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti ka shtuar se propozimi i tyre ka qenë që mandatues të jetë Kuvendi i Kosovës, dhe se nëse dikush e merr atë detyrë, do ta marrë nga parlamenti.

“Sot kemi dashur të diskutojmë se cilat do të jetë mekanizmat, pra se kush e mandaton, propozimi jonë ka qenë që të jetë kuvendi. Ne po ashtu e kemi pasë propozimin se në qoftë se dikush e merr detyrën, e merr se ja ka dhënë kuvendi”, u shpreh Ahmeti.

Tutje, duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi në konferencën e sotme për media lidhur me takimin e së dielës mes presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, Ahmeti tha se ata ende nuk e dijnë se për çka po shkohet në atë takim dhe çfarë do të diskutohet.

Ai shtoi se edhe pse nuk ka ndonjë dakordim aktual të partive politike për këtë çështje, në të ardhmen mund të arrihet një qëndrim i dakorduar, ngase sipas tij dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i tejkalon kufinjtë politik.

Ahmeti tha se opozita po kërkon që të jetë pjesëmarrës aktiv në dialogun me Serbinë, qoftë edhe si monitorues.Ai në fund bëri të qartë edhe qëndrimin e partisë së tij në lidhje me rolin udhëheqës të Thaçit në këto bisedime.

“Qëndrimi i PSD-së është që Thaçi nuk paraqet unitetin politik që është i domosdoshëm”, përfundoi Ahmeti.

Ndryshe, Thaçi e Vuçiq takohen përsëri të dielën në Bruksel për tu dakorduar për fazën finale të dialogut mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat