Në Prishtinë fillon Peticion për Refugjatët

Aktuale

Në Prishtinë fillon Peticion për Refugjatët

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:13
Prishtinë

Dita Botërore e Refugjatëve, në Kosovë është duke u shënuar me një sërë aktivitetesh, ndërsa peticioni është aktiviteti kryesor i kësaj dite i cili synon të tërheq vëmendjen për vuajtjet e refugjatëve nëpër botë.

Shpend Halili zyrtar për informim në UNCHR u shpreh se ky peticion është pjesë e peticionit botëror për refugjatë, qëllimi i të cilit është nënshkrimi i një marrëveshje globale për këta njerëz e cila pritet në ndodh në fund të këtij viti.

Sipas tij, peticioni përveç që mund të nënshkruhet sot, deri në tetor është i hapur online për tu nënshkruar.

Halili: Ky peticion është pjesë  e peticionit botëror

“Peticioni me refugjatët është pjesë e peticionit botëror që është i lidhur me adoptimin e një marrëveshje globale për refugjatët që do të jetë në fund të vitit 2018 dhe kjo marrëveshje do të adoptohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në New York....02’01Nëshkrimi mund të bëhet edhe online edhe përmes zyrës së UNHCR-së dhe po ashtu gjatë ditës së sotme mund të bëhet nënshkrimi i peticionit me refugjatët”, tha Halili.

Halili, tutje shtoi se në botë deri në fundin e vitit të kaluar janë numëruar 68 milionë refugjatë, ndërsa sipas tij, 20 qershori është dita e cila synon solidarizimin me refugjatë anë e mban botës.

Halili: Në këtë ditë solidarizohemi me refugjatët

“Në fund të vitit të kaluar ka pasur 68 milionë refugjatë në botë, përkatësisht të zhvendosur me forcë prej tyre 25 milionë refugjatë. Po ashtu edhe në Kosovë është një numër i të zhvendosurve brenda Kosovës rreth 16 mijë persona, por ka një numër të vogël edhe të të zhvendosurve në Maqedoni, në Malin e Zi dhe po ashtu edhe një numër në Serbi. Dita Botërore e Refugjatëve është për tu solidarizuar me refugjatët, për të krijuar një atmosferë më pozitive ndaj refugjatëve”, u shpreh ai.

Shpend Halili tregon se në Ditën Botërore të Refugjatëve në sheshin “Zahri Pajaziti” është hapur edhe një ekspozitë e cila përfshinë fotografi dhe storie të  refugjatëve nga mbarë bota, si dhe të refugjatëve nga Kosova në vitet 1999.

Vullnetarja e organizatës “Play Internacional”, Learta Kelmendi për KosovaPress ka shpalosur përmbajtjen e këtij peticioni i cili synon informimin e qytetarëve kosovar për refugjatët.

Kelmendi: Kemi bërë disa pyetje që duhen të jenë të njohura për refugjatët

“Na kemi bërë disa pyetësor me disa pyetje të përgjithshme që ne si qytetar dhe shoqëri duhet me i ditë për refugjatët. Kemi pyetjet kur është dita botërore e refugjatëve, përqindjen se sa njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga lufta e dytë botërore. Kemi përqindjen se sa fëmijë janë në shkollat fillore dhe të mesme, sa është përqindja e fëmijëve për shembull refugjat që shkojnë në një vend dhe sa mund të shkojnë në shkollë, “u shpreh ajo.

Përveç nënshkrimit të peticionit për refugjatët UNHCR në bashkëpunim me Play Internacional kanë organizuar edhe një marsh me fëmijë në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara dhe festohet më 20 qershor me qëllim për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat