“Nuk ka mandat”, ja vetëm me çka mund të ndalet Hashim Thaçi - Bota Sot
“Nuk ka mandat”, ja vetëm me çka mund të ndalet Hashim Thaçi

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

“Nuk ka mandat”, ja vetëm me çka mund të ndalet Hashim Thaçi

Nga: P.R Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:44
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se të dielën do të shkojë në Bruksel, ku do të takohet më presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Thaçi, edhe pse pa mandat që t’i udhëheqë bisedimet, ka vendosur që të dielën të shkojë në Brusksel.

E kjo gjë është kudnërshtuar ashpër si nga opozita, ashtu edhe nga analistët politikë.

E kundër Thaçit ka dalë edhe profesor, doktor, Binak Maxharraj.

Sipas tij, Thaçi ndalet vetëm me protesta.

Image
Binak Maxharraj

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot e mori ftesën nga Federica Mogherini për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Sot Opozita dhe një pjesë e pozitës(Nisma) mbeten më gishta n’gojë. Opozita dhe Nisma që sa muaj banë zhurmë rreth asaj së Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të udhëheq më tutje këtë dialog për shkak të performances së tij të dobët të deritashëm duke i sjellë shtetit Marrëveshje të dëmshme siç ishte Demarkacioni dhe Asociacioni. Ata u treguan shumë të zhurmshëm nëpër media, portale, nëpër tryeza dhe në konferenca për media por pa sukses sepse Presidenti as që ua vente veshin këtyre klithjeve shterpë të opozitës”, ka shkruar në faqen e tij Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

“Nuk mund te ndalët Thaçi me zhurmë tryeza dhe konferenca shterpë për shtypë, por për të bë një gjë te këtillë duhet të protestoi në rrugë, për t’i tregua edhe Brukselit së Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka mandatin të dialogojë me Serbinë në fazën përfundimtar, nuk e ka pajtimin e të gjitha subjekteve politike, nuk ka unitet të plotë në vend që ai të dialogojë edhe më tutje pa një unitet te plotë dhe pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës”, përfundon shkrimin e tij, profesor Binak Maxharraj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test