Thaçi-opozitës: Ejani në ekipin tim, edhe unë isha me Rugovën

Aktuale

Thaçi-opozitës: Ejani në ekipin tim, edhe unë isha me Rugovën

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:02
Pamje nga takimi, foto arkiv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar partitë opozitare që t'i bashkëngjiten ekipit të tij në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, ai ka përmendur rastin kur ishte në opozitë, si kryetar i PDK-së, dhe i ishte bashkuar ekipit të Ibrahim Rugovës.

“Kur kam qenë në opozitë i jam bashkangjitur ekipit të unitetit në Vjenë. Edhe sot, Kosova ka presidentin, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe liderët e opozitës. 

Të kemi një ekip sa më gjithëpërfshirës që t’i diskutojmë gjërat paraprakisht dhe të marrim vendimet e përbashkëta”, është shprehur ai para gazetarëve.

Ai tha se nuk e di cili do të jetë epilogu i dialogut por shpreson që do jetë fitues për palët.

"Do jetë  e ardhmja evropiane për të dyja vendet, dhe hapja e perspektivës së paqe zhvillimit dhe progresit për të dyja vendet", ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat