Thaçi: Ka ardhur koha që me Serbinë të arrijmë marrëveshje historike

Aktuale

Thaçi: Ka ardhur koha që me Serbinë të arrijmë marrëveshje historike

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:42
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë ftesë publike subjekteve politike për përfshirje në dialogun me Beogradin, ndërsa konfirmoi se çështja e kufirit me Serbinë për të cilin tha se janë diku rreth 400 kilometra, do të jetë në tavolinën e bisedimeve dhe siguroi se nuk do të lejojnë asnjë milimetër i territorit të Kosovës të cenohet.

Ai gjatë një konference për media ka folur rreth ftesës së përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri,  i cili do të mbahet në Bruksel.

Thaçi tha se ky do të jetë takimi i parë i fazës finale të dialogut  mes dy vendeve dhe se ka ardhur koha për një marrëveshje historike.

Kreu i vendit tonë tha se Kosova në fazën finale të dialogut me Serbinë do ta ketë mbështetjen e fuqishme të SHBA së dhe BE-së, të cilat  janë të interesuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve si kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

Thaçi: Ka ardhur koha për një marrëveshje historike dhe përfundimit të një epoke tragjike

“Ky është takimi i parë i fazës finale të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo konfirmohet dhe nga letra zyrtare e dërguar nga ndërmjetësuesja e këtij procesi  Mogherini. Sigurisht që qëllimi ynë, në këtë fazë përfundimtare të këtij dialogu  është arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë. Jam i bindur që ka ardhur koha, që pas bisedimeve që po zgjasin tash e 20 vite,  që të nënshkruhet një marrëveshje historike, mes Kosovës dhe Serbisë,  në të cilën do të përfundonte një epokë tragjike mbi një shekullore,  në raportet mes dy shteteve dhe popujve tanë”, tha ai.

Ndërsa tha se i presin bisedime të rënda të vështira, sepse tani synohet përmbyllja e këtij procesi,  duke bërë marrëveshjen gjithëpërfshirëse,  historike dhe politike me Serbinë. 

Si president i Kosovës në bazë të mandatit kushtetues, ligjor dhe legjitimitetit qytetar, tha se ka obligim kushtetues që të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në arenën ndërkombëtare dhe t’i prijë këtij dialogu deri në fund të këtij  procesit.  Ndërsa pohoi se kjo i kalon mandatat e përkohshme politike dhe se të gjithë duhet të përfshihen në këtë proces.

Presidenti Thaçi tha se Kosova duhet ta ketë një ekip sa më gjithëpërfshirëse,  që t’i diskutojmë gjërat paraprakisht dhe me qëllim që të evitohen keqkuptimet dhe sa i përket transparencës.  Sipas tij beteja me Serbinë, nuk zhvillohet duke bojkotuar dialogun, negociatat dhe takimet, por në tavolinë dhe me argumente, të cilat janë në anën e Kosovës.

Thaçi: Kjo i tejkalon mandatet tona të përkohshme politike

“Në asnjë rrethanë, s’mund të sillemi në mënyrë emocionale, apo me tone nacionaliste apo populiste. Vetëm zëri dhe fryma evropiane, e çon Kosovën përpara drejt perspektivës euroatlantike. Nevoja për arritjen e kësaj marrëveshje i tejkalon mandatet tona politike të përkohshme. Shkon dhe përtej raporteve  aktuale midis partive qeverisëse apo opozitare. Duke i bërë jo relevante relacionet afatshkurta mes politikanëve dhe partive kosovare. Prandaj, kjo çështje na takon të gjithëve. Është interes i të gjithë neve dhe qytetarëve të Kosovës. Për këtë shkak siç kam theksuar shumë herë në muajt dhe javët e kaluara. Mendoj se është e domosdoshme që të krijojmë një ekip sa më gjithëpërfshirëse të Kosovës, të përbërë nga bartësit e institucioneve të Kosovës, nga presidenti, kryeparlamentari, kryeministri, përfaqësues të partive politike, partnerët e koalicionit, të partive opozitare,  shoqëria civile, med iat, ekspertet e fushave të caktuara. Të punojmë bashkërisht dhe të kemi sukses të përbashkët.  Mendoj që një gjë e tillë, do ta bënte këtë proces shumë më transparent, shumë me kredibil dhe përfundimisht me të pranueshëm dhe të zbatueshëm, në rast të arritjes së marrëveshjes”, tha ai.

Thaçi ndër të tjera theksoi se Kosova në asnjë rrethanë s’mund të refuzojë dialogun dhe negociatat, ndërsa i siguroi qytetarët e vendit, se në këto negociata do ta mbrojë interesin e  vendit ashtu siç e ka bërë gjithmonë.

Thaçi: Do ta mbroj interesin e Kosovës, ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës

“Ky nuk është një proces, që do të prodhojë humbës. Prandaj dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës,  që procesi do të jetë transparent i përgjegjshëm. Unë do ta mbroj interesin e Kosovës, ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Thirrja ime që në delegacionin e Kosovës, apo ekipin e Kosovës, të përfshihen të gjithë akterët e njëjtë që i përmendem më herët është thirrje  institucionale, kushtetuese, ligjore dhe e ndershme.  Se, a do të ndodhë një gjë e tillë dhe në çfarë shkalle mund të ndodh mbetet të shihet. Në çdo rrethanë dialogu do të udhëhiqet në mënyrë institucionale dhe  të përgjegjshme, e transparente. E dhe marrëveshja përfundimtarë eventuale  do të kaloj përmes institucioneve tona shtetërore, të cilat do të vendosin për ratifikimin e saj në Kuvend”, tha ai. 

Ai konfirmoi se çështja e kufirit me Serbinë për të cilin tha se janë diku rreth 400 kilometra, do të jetë në tavolinën e bisedimeve dhe se aty siç tha ai  do të zhvillohet beteja dhe jo duke shikuar nga jashtë. Por, siguroi se nuk do të lejojnë asnjë milimetër i territorit të Kosovës të cenohet.

Thaçi: Çështja e kufirit në tavolinë

“Çështja e kufirit Kosovë- Serbi do të jetë në tavolinë. Tash eja të jemi të gjithë aty ku flitet aty për kufirin Kosovë- Serbi. Lehtë është me thënë nëse del mirë jam në atë pjesë, nëse nuk del të kritikoj. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin dhe se ky proces, do të përmbyllet mirë, sepse s’do të jemi vetëm ne me Serbinë aty për t’u shtyrë mes vete. Por do  të jetë dhe faktori ndërkombëtar dhe askush s’është i interesuar me dëmtuar shtetin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të Kosovës.  Ne do të jemi pjesë e NATO-s,por duhet ta kemi parasysh që Kosova dhe Serbia kufij shtetërorë s’kanë pasur kurrë.  Tash janë ekspertët që do ta japim opinionet e tyre. Do të kemi opinione të ekspertëve kosovarë. Do të jetë dhe pala serbe. Por natyrisht që unë kam ftuar dhe do të insistoj që të jenë dhe përfaqësuesit e NATO-s në këtë proces të involvuar. Kam besim të plotà « në opinionin e tyre qëndrimin e  tyre, vizionin e  tyre  ekspertizën profesionale. Përndryshe vështir e kemi me u marrë vesh për çështje kufitare me Serbinë”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa duke i komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetërorë serbë rreth veriut, presidenti Thaçi tha se kjo ka qenë gjithmonë pjesë e Kosovës.

Thaçi: Veriu është i Kosovës

“Sa i përket ëndrrës sonë për veriut, s’kemi çfarë me i marrë, sepse ai është i Kosovës. Mendoj se me tepër është një mit i Beogradit tani më për veriun, e  më herët për gjithë Kosovën”, tha ai.

Ndërsa tha se Kosova  e ka këtë rast historik, pasi që është një rifokusim i bashkësisë ndërkombëtare dhe ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve, BE, NATO, OKB dhe se në asnjë rrethanë s’guxon të humbet ky moment historik.

Ndryshim të kushtetutës për t’i dhënë kompentenca Asociacionit, ky është qëndrimi i Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet të dielën në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe tashmë zyrtarisht Kosova do të hyjë në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ishte raportuar se Kosovës mund t’i  kërkohet ndryshimi i Kushtetutës për ta akomoduar marrëveshjen finale me Serbinë, ndërkaq Presidenti tashmë e konfirmon atë.

Sipas raportimeve mediatike, palët negociuese mund të vijnë tek pika ku do të duhet t’i “rishkruajnë” kushtetutat, në pjesë të caktuara.

Kosova të lejojë kompetenca dhe përgjegjësi shtesë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por në qendër t’i hiqet shumica e dyfishtë për ligjet e rëndësisë jetike.

Duke komentuar këto raportime, Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se çështja e asociacionit është përmbyllur, mirëpo nuk ka përjashtuar ndryshimet kushtetuese për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Sipas Thaçit, edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i kërkohen t’i bëjnë ndryshimet në kushtetutën e saj.

“Çështja e asociacionit tani më është përmbyllur, ekipet profesionale të Kosovës janë duke punuar. Kosova do t’i plotësojë në tërësi të gjitha obligimet që ka marrë në Bruksel, do të kemi paralelisht edhe impelentimin e marrëveshjes së arritur deri më tani dhe vazhdimin e negociatave për marrëveshjen finale. E theksoj edhe njëherë, marrëveshja do të jetë finale nëse arrihet dhe marrëveshja finale nënkupton ndryshim dramatik të realitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë. E theksova do të diskutohet për çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Serbinë, apo do të vihet vija kufitare për të parë historinë tonë, do të njihet ai realitet dhe po natyrisht se do të kërkohen edhe ndryshimet kushtetuese edhe në Kosovë edhe në Serbi, sepse Serbia do të duhet t’i bëjë patjetër ndryshimet kushtetuese që ta tërhek Kosovën nga preambula, gjithashtu për njohje reciproke ne duhet të marrim vendimin e përbashkët me Serbinë dhe me të gjitha institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar Presidenti në një përgjigje dhënë për gazetën “Bota sot”.

Image

Dialogu me Serbinë i filluar me 8 mars 20011, fillimisht si dialog teknik, pastaj si dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënive më 19 tetor të vitit 2012, tashmë ka hyrë në fazën finale të tij me ç’rast pritet një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave lidhur me bisedimet e reja në nivel presidentësh, ku ai pritet të takohet me homolgun e tij serb Aleksandër Vuqiç, të dielën në Bruksel.

Ky takim është thirrur me ftesë të Përfaqësuese së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi ka thënë se ky takim është i rëndësishëm pasi është faza finale e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e pajtimit ndërmjet dy popujve.
I pari i Presidencës, ka thënë se për normalizim të marrëdhënieve është e interesuar SHBA-ja dhe shtetet anëtare të BE-së, të cilat i kanë ofruar mbështetje.
Më poshtë gjeni disa pjesë nga fjalimi i tij:

Me lejoni të theksoj se ky është takimi i parë i fazës finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo konfirmohet edhe nga letra zyrtare nga ndërmjetësuesja Mogherini.

Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtarë është arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të mundësoj normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë.

Ka ardhur koha që pas bisedimeve, që një mënyrë apo tjetër po zgjasin, që të nënshkruhet një marrëveshje historike me të cilën do të përfundonte një epoke tragjike për raportet mes dy shteteve.

Kosova nuk ka çka i frikësohet dialogut as epilogut të tij.

Si shoqëri dhe politikë e Kosovës kemi pasur guxim, dije e organizim të duhur, pajtimin mes nesh sin ë konferencën e Rambujes, ashtu edhe në Vjenë, që përmes negociatave e luftës së drejt të shpallet pavarësia e të formohet shteti.

E di që na presin bisedime të vështira, se po synohet të përmbyllim këtë dialog.
Arritja e marrëveshjes me Serbinë është e domosdoshme arritja e marrëveshjes për të përshpejtuar proceset integruese të Kosovës.

Kosova si gjithmonë edhe në fazën finale, do ta këtë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat janë të interesuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Gjithashtu edhe BE, janë të interesuar dhe unike që të arrihet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve.
Dialogu dhe negociatat, janë hap të rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Presidenti Thaçi konferencë për takimin në Bruksel (Drejtpërdrejt)

Presidenti Hashim Thaçi, pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, mban konferencë.

Konferenca mbahet në kabinetin e Presidentit me fillim nga ora 10:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat