Dedaj e godet rënd teologun Hamiti: Glorifikimi i figurave kombëtare nuk është rrezik kombëtar, por “vëllezërit”...!

Aktuale

Dedaj e godet rënd teologun Hamiti: Glorifikimi i figurave kombëtare nuk është rrezik kombëtar, por “vëllezërit”...!

Nga: N. Sh Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:21
Xhabir Hamiti dhe Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër ndaj teologut Xhabir Hamiti ku ky i fundit bëri një paralajmërim rreth agjenturave armike prej të cilave rrezikohet kombi ynë.

Hamiti ka thënë se përpjekjet e individëve dhe grupeve të caktuara brenda kombit por edhe të nxitur prej qarqeve antikombëtare për glorifikimin e figurave kombëtare është një veprim mjaftë i rrezikshëm për kombin shqiptar, që sipas tij, kjo është një përmbushje e suksesshme e agjenturave armike, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndërsa, në reagimin e Dedajt thuhet se, glorifikimi, ngritja dhe përkujtimi i figurave të shquara historike nuk paraqet rrezik, por një krenari.

“Në vend të një reagimi, për një teolog !

Glorifikimi, ngritja dhe përkujtimi i figurave të shquara historike kombëtare, nuk paraqet asnjë rrezik për kombin tonë!

Këtë e bëjnë të gjithë popujt e civilizuar liridashës të cilët me krenari përkujtojnë historinë e tyre!

Rrezik paraqet mohimi i atyre figurave emblematike dhe liridashëse, rrezik paraqet tendenca për ndryshimin e historisë dhe rreziku është evident kur ish okupatoret e egër e barbare duam ti paraqesim gjoja shpëtimtare dhe pasardhësit e tyre të ashtuquajtur "vëllezër" !”, shkruan Dedaj ën facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndërsa, teologu Hamiti kishte shkruar se glorifikimi i figurave të dalluara shqiptarë mbi baza fetare është veprim i rrezikshëm.

 “Përpjekja dhe lufta e individëve apo grupeve brenda kombit shqiptar, e nxitur dhe e shtyre edhe nga qarqe te jashtme antikombëtare, me qellim te ngritjes se zërit ne përvetësimin dhe glorifikimin e figurave te dalluara shqiptare mbi baza fetare, është veprimi me i rrezikshëm i mundshëm, te cilin duhet ndale nga te gjithë ne në kohe, sepse po doli nga kontrolli do te jete me fatali për gjithë kombin tone, ndërsa njëherazi kjo do te ishte përmbushja me e suksesshme e agjenturave armike!”, shkruan teologu Xhabir Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat