Paralajmërimi i rrezikshëm i Hamitit: Ky do të jetë fatali për kombin tonë!

Aktuale

Paralajmërimi i rrezikshëm i Hamitit: Ky do të jetë fatali për kombin tonë!

Nga: N. Sh Më: 19 qershor 2018 Në ora: 08:43
Xhabir Hamiti

Teologu Xhabir Hamiti ka bërë një paralajmërim rreth agjenturave armike prej të cilave rrezikohet kombi shqiptar.

Ai përmes rrjetit social Facebook shkruan se, përpjekjet e individëve dhe grupeve të caktuara brenda kombit por edhe i nxitur prej qarqeve antikombëtare për glorifikimin e figurave kombëtare është një veprim mjaftë i rrezikshëm për kombin shqiptar.

Sipas tij, kjo do të ishte një përmbushje e suksesshme e agjenturave armike, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Përpjekja dhe lufta e individëve apo grupeve brenda kombit shqiptar, e nxitur dhe e shtyre edhe nga qarqe te jashtme antikombëtare, me qellim te ngritjes se zërit ne përvetësimin dhe glorifikimin e figurave te dalluara shqiptare mbi baza fetare, është veprimi me i rrezikshëm i mundshëm, te cilin duhet ndale nga te gjithë ne në kohe, sepse po doli nga kontrolli do te jete me fatali për gjithë kombin tone, ndërsa njëherazi kjo do te ishte përmbushja me e suksesshme e agjenturave armike!”, shkruan teologu Xhabir Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat