Bëhet e ditur data e publikimit të raportit për vizat

Aktuale

Bëhet e ditur data e publikimit të raportit për vizat

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:30
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli

Është paralajmëruar se në këtë muaj Komisioni Evropian do të dalë me raport për liberalizim të vizave për shqiptarë e Kosovës..

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar  se data e saktë kur do dalë ky komision me një raport, është 28 qershor 2018.

“Komisioni Evropian do dal me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018”, është përgjigjur shkurt Pacolli.

Ai më parë është shprehur i bindur se ky raport do të jetë pozitiv për Kosovën.

Ndryshe, së bashku me raportin, pritet të bëhet e ditur edhe koha e përafërt se kur qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza.

Në anën tjetër, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, tashmë kanë nisur lobimin dhe kërkesën për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat