Daut Haradinaj fjalë prekëse për babain e tij: Pusho në qetësi plak!

Aktuale

Daut Haradinaj fjalë prekëse për babain e tij: Pusho në qetësi plak!

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:17
Homazhe për Hilmi Haradinaj

Hilmi Haradinaj, babi i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj, është përcjell sot për në banesën e fundit.

Mijëra qytetarë dhe figura politike ishin mbledhur në Gllogjan për t’i dhënë lamtumirën e fundit babit të dëshmorëve Shkëlzen e Luan Haradinaj.

Me këtë rast djali i tij, Daut Haradinaj ka shkruar fjalë prekëse në profilin e tij në Facebook.

” Plak, ashtu siç e deshe popullin dhe vendin tënd, me pietet po të përcjellin Ty sot, me nderime shtetërore e kombëtare, për tek djemtë, bashkudhëtarët dhe shokët tu.

Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt Hilmi Haradinaj.

Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pas lehtë me ne!”, ka shkruar Haradinaj.

Hilmi Haradinaj është varrosur me nderime të larta shtetërore në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat