Ish-deputeti i Kosovës: Të hetohet hoxha Halil Kastrati dhe Kadri Veseli: Si u ndërtuan 5 shtëpi për skamnorët?

Aktuale

Ish-deputeti i Kosovës: Të hetohet hoxha Halil Kastrati dhe Kadri Veseli: Si u ndërtuan 5 shtëpi për skamnorët?

Nga: N. Sh Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:41
Hoxha Halil Kastrati dhe Kadri Veseli

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali ka kërkuar që të hetohet hoxhë Halil Kastrati i cili ka deklaruar se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka ndërtuar 5-6 shtëpi për skamnorët.

Tali përmes një postimi në facebook shkruan se, duhet me u qartësua hoxhë Kastrati dhe me verifikua se a i ka ndërtuar Veseli ato 5 shtëpi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas Talit, nëse është e vërtet duhet me u sqarua para organeve të drejtësisë kreu i PDK-së, Kadri Veseli se ku i morri ato para.

“S'ka Liberalizim derisa nuk hetohen deklaratat publike.

Hoxhe Halil Kastrati duhet të hetohet për deklaratën e dhënë lidhur me 5 shtëpitë e ndërtuara nga Kadri Veseli për skamnoret.

Të qartësohet se a ka rrejt Hoxha apo me të vërtet Kadri Veseli i ka ndërtuar ato shtëpi.

Nëse nuk ka rrejt, Kadri Veseli duhet t'i sqarojë organeve të hetuesisë se ku i morri paratë.

Kosova është në monitorim të thuket nga organet e UE'se dhe te gjitha këto deklarata merren parasysh. Kot i dhatë 8200 hektarë nëse nuk reagohet në këto gjera”, shkruan Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat