Ish deputeti, Driton Tali thotë se organet e hetuesisë duhet të hetojnë deklaratën e hoxhës, Halil Kastrati, i cili thotë se kryetari i kuvendit, Kadri Veseli ka ndërtuar pesë shtëpi për skamnorët.
Në një postim në Facebook, Tali ka shkruar se duhet të sqarohet deklarata e Hoxhës, nëse është e vërtet.
Gjithnjë sipas tij, nëse del se Veseli ka ndërtuar pesë shtëpitë, siç deklaron Kastrati, ai duhet të sqarojë se ku i ka marr paratë.
Ky është postimi i plotë:
S'ka Liberalizim derisa nuk hetohen deklaratat publike.
Hoxhe Halil Kastrati duhet te hetohet per deklaraten e dhene lidhur me 5 shtepite e ndertuara nga Kadri Vesli per skamnoret.
Te qartezohet se a ka rrejt Hoxha apo me te vertet Kadri Veseli i ka ndertuar ato shtepi.
Nese nuk ka rrejt, Kadri Vesli duhet t'i sqaroje organeve te hetuesise se ku i morri parate.