Kelmendi flet për deklaratat e imamit që kërkoi nga hoxhallarët të mos e varrosin babain e Haradinajt

Aktuale

Kelmendi flet për deklaratat e imamit që kërkoi nga hoxhallarët të mos e varrosin babain e Haradinajt

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:58
Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është distancuar nga deklaratat e anëtarit të partisë së tij, Bedri Bytyçi, i cili u bëri thirrje hoxhollarëve që mos ta varrosin Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kelmendi, ka shtuar se nuk e përkrah atë postim të bashkpartiakut të tij, Bedri Bytyçi.

“Po unë distancohem nga deklaratat e Bytyqit. Unë kam dhënë telegram ngushëllimi për familjen Haradinaj dhe kjo len të kuptojë që unë nuk e përkrahi atë postim të Bedri Bytyit. Tashmë u bë e qartë që edhe ai vetë e ka tërhequr atë shkrim, duke u distancuar edhe vetë nga ajo thirrje”, tha ai.

Përkundër që kryeimami Sabri Bajgora, tha për Insajderin, se Bedri Bytyçi nuk është imam i BIK-ut, Gëzim Kelmendi thotë se sipas informacioneve të tij, ai mban një post të hoxhës.

“Me informatat që unë i kam, po, ai është imam në një xhami. Edhe pse dorën në zemër, deri vonë ai ka qenë pa punë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi nuk e përjashtoi mundësinë që partia ‘Fjala’ të marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj Bytyçit.

“Do të shohim në të ardhmen se a do të marrim ndonjë masë ndaj tij”, ka thënë Kryetari i Partisë Fjala.

Bedri Bytyçi, në zgjedhjet e kaluara kishte qenë kandidat i partisë ‘Fjala’ për kryetar të Malishevës.

Po ashtu ai vjen nga kjo komunë, përkundër që në Facebook-un e tij personal, thuhet se është imam në një xhami të Rahovecit.

Bedri Bytyçi, përmes një postimi  për vdekjen e Hilmi Haradinajt, e ka bërë fajtor djalin e tij kryeministër, Ramushin.

“Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, ka shkruar Bytyçi, i cili në fotot e postuara në Facebook shihet të jetë shumë i afërt me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin.

Por, ky postim i Bytyçit, nuk gjendet më në Facebook-un e tij. Ai tashmë ka vendosur që ta fshijë atë, pas reagimeve të shumta ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat