Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të dy dëshmorëve, Luan dhe Shkelzen Haradinaj.
Në një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Baca Hilmi gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
I pikëlluar me vdekjen e Bacës Hilmi, babait të Kryemistrit Ramush Haradinaj.
Baca Hilmi gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Ishte burë i fortë, i cili s'u ligshtu asnjëherë, as edhe kur djemtë i ranë në beteja, për të mos vdekur kurrë.
U prehtë në paqe shpirti yt!
XHH