Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka anuluar të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme.
Në njoftimin për media thuhet se arsyjea e anulimit është vdekja e Hilmi Haradinajt, babait të kreut të AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, anulohen.
Departamenti për Mardhënie me Publikun i AAK-së, me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruhet në njoftim.