Dita botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

Aktuale

Dita botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Sot është Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës, e cila mbahet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve mbi përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër shkretezimit.

Kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve se neutralizimi i degradimit të tokës arrihet përmes zgjidhjes së problemeve, përfshirjes së fortë të komuniteteve dhe bashkëpunimit në të gjithë nivelet. 

Dita Botërore kundër Thatësirës dhe Shkretëzimit festohet në mbarë botën më 17 Qershor me një fokus për 2018, në menaxhimin e qëndrueshëm të tokës si një mënyrë për të rigjeneruar ekonomitë, krijuar pune dhe për rivitalizimin e komuniteteve.

Me sloganin’Toka ka vlerë të vërtetë – investo në të’, në këtë ditë botërore ftohen prodhuesit, konsumatorët, dhe politikë bërësit të bëjnë ndryshimin duke investuar në të ardhmen e tokës. 

Dita Botërore Kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara para 23 vitesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi aksionet globale dhe kombëtare që kërkohen për të adresuar shkretëzimin, degradimin e tokës dhe thatësirën.

CNVP është organizate lider e shoqërisë civile aktive në gjashtë shtetet e Ballkanit dhe përdorë analiza të detajuara bazuar në evidenca për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme të komuniteteve rurale që ndikohen nga procesi i vazhdueshëm i shkatërrimit të mjedisit, ndryshimet klimatike, shkretëzimit dhe thatësirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat