Mogherini pret nga Thaçi dhe Vuçiq marrëveshjen përfundimtare

Aktuale

Mogherini pret nga Thaçi dhe Vuçiq marrëveshjen përfundimtare

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 09:17
Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kohëve të fundit ka rritur kontaktet me Prishtinën dhe Beogradin, në mënyrë që dialogu të fillojë në fundin e muajit qershor.

Agjencia e lajmeve Beta duke u thirrur në burimet e veta, thotë se Mogherini po kërkon nga dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq dialog për zbatimin e marrëveshjeve të mbetura, dhe marrëveshjen përfundimtare.

Përfaqësuesja e BE-së është në pritje të propozimeve nga Kosova dhe Serbia për raundin e ri të dialogut.

Burimet e agjencisë serbe kanë theksuar se përmbajtja e marrëveshjes finale ndërmjet dy shteteve do të hartohet në Burksel, por që idetë mirëpriten nga të gjitha anët.

Bashkimi Evropian ende nuk e ka konfirmuar datën zyrtare se kur do të vazhdojë dialogu mes dy shteteve.

Fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut është periudha e fundit kur Thaçi dhe Vuçiq do të takohen përsëri.

Dy presidentët ditë më parë kanë bërë të ditur se marrëveshja finale mes dy shteteve do të ketë kompromise të dhimbshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat