Vëllai i Beg Rizajt poston fotografi me Haradinajn pas ‘incidentit’

Aktuale

Vëllai i Beg Rizajt poston fotografi me Haradinajn pas ‘incidentit’

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2018 Në ora: 21:32
Fotografia e publikuar

Ramiz Rizaj ka folur për incidentin e ndodhur sot në Deçan gjatë jatë zbulimit të shtatores së vëllait të tij Beg Rizajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se "nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!".

Postimi i plotë:

Nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!

Shumë gojëkëqij dhe media fatkeqësisht u munduan ta përshkruajnë si incident me Kryeministrin, por jo Kurrë, Kurrë s`ka ndodhë as nuk ndodhë që familja jonë të ketë ndonjë paqartësi apo kundërshtim ndaj Heroit të gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj..!!

#Gjithmonë me ty Nderi i Kombit#

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat