Krasniqi: PDK-në e nisëm si social demokrate, dhe ajo shkoi nga e djathta

Aktuale

Krasniqi: PDK-në e nisëm si social demokrate, dhe ajo shkoi nga e djathta

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 19:30
Ish kryeparlamentari, Jakup Krasniqi

Ish kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, dhe ish deputet i PDK-së, tani pjesë e Nismës Social Demokrate ka folur për kohën kur kanë themeluar PDK-në.

Krasniqi tha se PDK-në e kishin nisur si social demokrate si nevojë për një parti të tillë asokohe në Kosovë, por partia e tij e vjetër sipas tij devijojë rrugën që nisi.  Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij në hapjen e punës së Kuvendit të Nismës në degën në Skenderaj.

Krasniqi: PDK u nis si socialdemokrate dhe shkoi nga e djathta, ne vazhduam rrugën

“Thuhet se çdo rrugëtim I ri është i vështirë edhe rrugëtimi i Nismës ishte i vështirë. Pse ishte i vështirë? Ishte i vështirë edhe në nivel të politikës por më i vështirë ishte në nivel të Drenicës.  Se ata që qeverisën me Kosovën i frikësuan qytetarët e Drenicës se ata do ta humbin perspektiven e tyre duke mos qenë me Partinë Demokratike, të cilën e kishim themeluar ne. Dhe jam I bindur që kontributin që e kam dhënë në ndërtimin e Partisë Demokratike nuk kam mundur të jap në ndërtimin e Nismës Social Demokrate. Edhe pse Nisma Social Demokrate është në shtratin e vet të themelimit edhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Partinë demokratike e kemi filluar si parti social demokrate dhe ajo ka shkuar djathtas e ne e kemi vazhduar rrugëtimin tonë dhe besimin tonë duke qenë të bindur se qytetarëve të Drenasit, të Drenicës e Skenderajt e të çdo cepi të Kosovës i duhen politika social demokrate, politika tà « drejtësisë dhe politika solidare”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu ka komentuar rreth asaj që dikush mund të konsiderojë se ai dhe bashkëpunëtoret e tij janë të harxhuar në politike, gjë të cilën e ka mohuar. Duke thënë se dikush harxhohet me faqe të bardhe e dikush me faqe të zezë në politikë.  Sipas tij, PDK nuk ka përfshirë Drenicën sa duhet as në qeverisje.

Krasniqi: Nisma ka 6 deputetë, prej tyre 3 qeveritarë nga Drenica

“Ju e dini që jemi edhe në Koalicion me PDK-në që gjatë këtyre viteve ka mbledhur vota e vota, për të shkuar me qeverisje të vendit, por ju e dini që tepër pak njerëz nga Drenica kanë qenë në ato institucione. Nisma I ka 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës por nga Drenica i ka tre qeveritarë, një ministër dhe dy zëvendësministra”, ka thënë Krasniqi.  

Ai po ashtu ka thënë se Nisma do të kërkojë votën në Skenderaj por ka kërkuar që të mos votohen për të kaluarën, ta vlerësojnë kontributin port ë votohen për synimin dhe të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat