Ish- mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në "Facebook" që pyet se kush e ka formuar UÇK-në, ka treguar për takimet e tij më presidentin Hashim Thaçi gjatë kohës së luftës.
“Kush e ka formuar UÇK-në? - Hashim Thaçi! Gjithnjë sipas Hashimit. - Xhavit Haliti. Gjithnjë sipas Xhavitit. - Ali Ahmeti. Gjithnjë sipas Aliut. Tarak mbi tarak”, shkruan Liri Loshi.
Por, një komentues i ka dërguar atij një foto të Presidentit Thaçi me uniformën e UÇK-së.
Përgjigjja e Liri Loshit ishte se vetëm dy herë e ka takuar Thaçin në luftë dhe ishte pa uniformë.
“Avni, dyhere jam takuar me Thaçin në luftë. Heren e pare ne Likoc ne prak te ofenzives se pare te armikut. Heren e dyte ne Izbice pas ofenzives se dyte. Ne te dy rastet ka qene pa uniforme. Eshte themelues i UÇK-se, njeri nga ata”, shkruan ai.