Forca e Haradinajt vetëm në gra të moshuara, vëllai i Beg Rizajt ia humbi burrërinë

Aktuale

Forca e Haradinajt vetëm në gra të moshuara, vëllai i Beg Rizajt ia humbi burrërinë

Nga: D.RR Më: 16 qershor 2018 Në ora: 14:58
Foto nga zbulimi i shtatores së Beg Rizajt

Një javë më parë, Ramush Haradinaj tregoi forcën e tij fizike përball një gruaje të moshuar, në një aktivitet për Lidhjen e Prizrenit, po në Prizren.

Haradinaj me atë paraqitje, ishte në rolin e një “bodyguardit”, e më të cilin krenohej edhe vetë me atë “trimëri” të tij përball asaj gruaje, duke dhënë fjalë të mëdha e duke mos u penduar aspak për atë veprim.

Ndër tjerash, Haradinaj dha fjalë të mëdha, duke thënë se po të kishte qenë burrë, do ishte marrë vesh “ndryshe”.

Por, sot në zbulimin e shtatores së heroit Beg Rizaj, vëllai i këtij të fundit ia dha mundësinë Haradinajt që ta tregojë forcën e tij burrërore për të cilën ai foli një javë më parë, por përkundrazi ra në pozitë të palakmueshme, duke u tërhequr kokëulur.

Famljari i Beg Rizajt nuk e ka lejuar Haradinaj të largojë flamurin kombëtar nga shtatorja e Beg Rizajt, duke i reaguar ashpër kryeministrit Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj ka shkuar dhe nuk ka reaguar asgjë, duke i hedhur vetë poshtë fjalët e para disa ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat