Hoxhaj i reagon ashpër Vuçiqit: Vrasja e Ivanoviqit dhe kidnapimi i gazetarit serb kanë rrënjët në Beograd

Aktuale

Hoxhaj i reagon ashpër Vuçiqit: Vrasja e Ivanoviqit dhe kidnapimi i gazetarit serb kanë rrënjët në Beograd

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:44
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave ku presidenti i Serbisë, Vucic, fajëson Kosovën për zhdukjen e gazetarit që po e hetonte rastin e vdekjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanovic.

Hoxhaj e quajti Vucicin mjeshtër të lajmeve të rrejshme, dhe manipulues të publikut.

Në një postim të gjatë në Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vucic ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.

“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vucic, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vucic trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vucic pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkovicit dhe vrasja e Ivanovicit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj. Zëvendëskryeministri Hoxhaj më tutje deklaron se Vucic nuk do që të zbardhet as vrasja e Ivanovicit dhe as kidnapimi i Cvetkovicit, duke shtuar se Vucic flet për Kosovën për ta tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë, sic është demonstrate e sotme në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat