Gjykata Kushtetuese ditë më parë mori vendim lidhur me ankesën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për vendimin e qeverisë për ngritjen e pagave.
Kjo e fundit, ka lënë në fuqi vendimin e qeverisë për pagat. Ndërsa, pagat në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Haradinaj, do të kenë rritje.
Ramush Haradinaj nga paga e tij 1 mijë e 443 euro e 20 cent, do të paguhet me 2 mijë e 950 euro në muaj, rritje kjo për 100 përqind, përcjell "Bota sot".
Me këto mjete, pra 2 mijë e 950 euro, paguhen plotë gjashtë policë të Kosovës.
Kështu ka thënë njohësi i ekonomisë, Agron Demi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Demi edhe ka ironizuar me gjestin e djeshëm të Haradinajt, kur shihet duke iu dhënë burek Policëve të Kosovës për festen e Bajramit. "Qe ka një burek prej meje, se mu ka ba rroga 2.950 euro, sa e 6 policëve", ka thënë Demi. /BS/