Qeveria demanton Avdullah Hotin për pagat e nëpunësve civil

Aktuale

Qeveria demanton Avdullah Hotin për pagat e nëpunësve civil

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:12
Avdullah Hoti


Qeveria e Kosovës ka demantuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, i cili ka thënë se ekzekutivi nuk ka rritur pagat për nëpunësit civilë.

Hoti duke kundërshtuar vendimin e kryeministrit dhe Qeverisë, për rritjen e pagave për vete dhe vartësit e tij, ka thënë se ekzekutivi është kujdesur që të rris pagat për kabinetin e tij, por jo edhe shërbyesit civilë.

Hoti në një postim në facebook ka shkruar se qeveria nuk ka zbatuar nenin 18 të ligjit të pagave të nëpunësve civil.

“Ky nen thekson se për çdo vit të përvojës së punës, nëpunësit civil gëzojnë rritje të pagës bazë prej 0.5%. Për vitin 2018, ky nen është dashur të zbatohet nga data 1 prill 2018, por kjo nuk ka ndodhur”, ka shkruar  ish-ministri i Financave Avdulla Hoti, ditë më parë në facebook.

Por, në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se një gjë e tillë ka ndodhur, pasi kjo është e rregulluar me buxhet.

“Po, kjo çështje automatikisht rregullohet me buxhet vjetor”, kanë thënë nga Zyra për Komunikim e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës këto ditë ka qenë në qendër të kritikave për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për kryeministrin dhe vartësit e tij.

Me këtë vendim kryeministri Haradinaj do të ketë rrogën më të lartë se të gjithë homologët e tij nga rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat