Ish pjesëtari i UÇK-së: Nuk është kohë komandantësh

Aktuale

Ish pjesëtari i UÇK-së: Nuk është kohë komandantësh

Nga: A.M. Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:12
Liri Loshi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi ka komentuar gjuhën banale të cilën e përdorin krerët e institucioneve të Kosovës.

Ai pëmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “kur është puna të përdorimi i sjelljeve dhe gjuhës banale, as Kadri Veseli nuk qëndron hiç më mirë se Ramush Haradinaj”.

Për më tepër, Loshi ka përmendur situatat në të cilat janë ballafaquar Veseli dhe Haradinaj.

Postimi i plotë:

KADRI VESELI DHE PDK

Kur është puna të përdorimi i sjelljeve dhe gjuhës banale, as Kadri Veseli nuk qëndron hiç më mirë se Ramush Haradinaj. Është turp që nga goja e një kryetari të kuvendit të dalin fjalet “ma hangsh” dhe “t’i q... robtë” dhe përseri të qëndrojë në krye të kuvendit dhe në krye të një partie goxha të rndësishme politike. Njeriun kurr nuk mund ta njohësh pa qenë i ballafaquar me situata të vështira. Kadri Veseli në dy situata të tilla ka deshtuar. Pre e deshtimeve të tilla janë njerëzit e vegjel që nuk mund të merren me punë të mëdha. Kadri Veseli është pra një njeri i vogël dhe PDK me të në krye nuk do të pësojë rritje, por vetëm zvogëlim, vetëm renie. Ai shihet hpur se asnjëherë nuk e ka problemin e partisë, por problemin e mbijeteaës personale. Kadri Veseli gjen kënaqësi shpirtërore kur sheh përçarjen dhe konfliktin në mes VV-së dhe grupit të ndarë nga ajo dhe sheh ëndërr se nga kjo përçarje do të përfitojë PDK-ja! Por ai e sheh qartë, madje e ka thënë publikisht se po mungojnë të rinjtë që i bashkohen PDK-së. Është normale mungesa e tyre, sepse PDK-në po e udhëheq një person që nuk rrezaton kurrfarë afiniteti politik dhe që me asgjë nuk është tërheqës për rininë. PDK nuk po rritet as nuk do të rritet. Për votuesit e rinj vazhdon të mbetet atraktiv përseri Albin Kurti dhe Vetëvendosja, kurse për gjeneratat e vjetra LDK-ja. Pushtetin në zgjedhjet e ardhëshme do ta ndajnë këto dy parti dhe të dyjat do të bashkëpunojnë me PSD-në dhe NISMEN apo AAK-në, por jo me PDK-në. PDK e ka edhe një shansë, për t’u kthyer për se mbari dhe kjo shansë është dorëzimi i detyrës nga Kadri Veseli dhe gjetja e liderit të ri. PDK-së i duhet lideri i një profili intelektual, energjik dhe i pëlqyeshëm jo vetëm për PDK-në, por edhe për spektrin e gjerë politik në Kosovës, një profil mes Blerim Latifit, Enver Hoxhajt, Hajredin Kuqit dhe Memli Krasniqit. Kadri Veseli është inferior në mesin e kësaj katërsheje dhe ai e përjeton këtë ndjenjë inferioriteti çdo ditë. Kjo ndjenjë e pengon që ai të jetë vetëm vetja e vet e lere me që ta kapërcejë veten, për çka ai ka shumë nevojë. PDK me Kadri Veselin në krye e ka të sigurtë status quonë e tanishme, apo edhe më keq, tkurrjen e mëtejshme. PDK nuk e rrit përçarja në Vetëvendosje, por idetë dhe programet e veta për zhvillimin e Kosovës, të cilat ajo nuk i ka. Ndërrimi i slloganeve nga një palë zgjedhje në tjetrën nuk nëkuoton edhe përmbajtjen e ideve brenda atyre slloganeve. Shihet hapur se PDK-së i mungojnë idetë, qoftë për mungesë të resurseve humane, qoftë për mungesë të menaxhimit adekuat të tyre. Në PDK hetohet një pakënaqësi e heshtur me liderin aktual, edhe pae ai përpiqet të jetë i ngrohtë, besnik dhe popullor. Problemi është se ai është inferior dhe ndjenjen që e perjeton ai, e perjetojnë edhe këshillatrët e tij, njerëzit tjerë të rrethit të ngushtë dhe më në fund e tërë partia. Unë nuk e kuptoj pse Kadri Veseli nuk hap rrugë tash menjëherë, kur këtë do të jetë i detyruar ta bëjë kur partia e tij i humb zgjedhjet e ajo çka unë shoh, humbjen e ka të sigurtë. Pra, pse të presë aty dhe të ndikojë në humbjen e partisë dhe në eleminimin e vet të sigurtë, kur duke hequr dorë tash ai mund ta shpëtoj? partinë dhe përseri të mbetet një figurë e rëndësishme dhe me autoritet në PDK?! Nuk është puna vetëm tek ai personalisht, por edhe të rrjeti që atij i imponohet duke qenë në krye të partisë e ky rrjet është garda e vjetër e komandantëve që nuk udhëhiqen nga vetëdija politike, por nga epshet për pushtet dhe pasurim. Këta komandantë e shumta që mund ta bëjnë për Kadri Veselin është që të spostohen nga rendi i parë, por me kusht që të zëvendësohen ose nga pasardhësit e tyre biologjikë, ose nga servilët e tyre. Antarësia e PDK-së e sheh këtë marifet dhe e gelltit disi, por jo prej qejfit, por prej zorit. Njerëzit presin të shpërblehen me përgjegjësi në parti dhe pushtet në bazë të punës dhe jo në bazë të lidhjeve biologjike. PDK ka nevojë për një shkëputje të tillë të dinastive dhe këtë nuk mund ta bëjë Kadri Veseli. Këtë mund ta bëjë një lider i ri që nuk vjen nga kierarkia e luftës dhe që shuan përgjithmonë shpresat e komandantëve. Sapo ata të largihen në PDK krijohet një sitiatë e re pa komandantë dhe pa nevojën oër ta. Komandantët i janë dashur partisë deri më tash, për ta mobilizuar masën dhe rininë në bazë tê autoritetit që kanë gëzuar p?r shkak të kontributit të tyre në luftë, por më nuk i duhen, sepse ata tash nuk gëzojnë asnjë simpati dhe autoriteti i tyre është i imponuar. Reforma në PDK fillon me dorëheqjen e Kadri Veselit, me gjetjen e lidert stabil, intelektualisht jo inferior dhe të guximshëm dhe me shakekimin e të gjithë komandantëve nga përgjefjësitë formale dhe joformale, nga têrheqja e tyre nga rrethi i parë, rrethi i dytë dhe rrethi i tretë, apo nga çdo pozicion i mundshëm.

Nuk është kohë komandantësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat